(2LONLINE) – Si gazetar, çka s’i bie njeriut tё dёgjojё. Njё ditё dёgjova se edhe njё mёsuese e ciklit tё ulёt tё fillores kishte magjistruar! Hej, njё mёsuese e ciklit tё ulёt me titullin magjistre! Po, ai mёsuesi im i katёr klasave tё para tё fillores nuk e di a e ka pasur as edhe normalen e plotё, kurse kjo, protagonistja e shkrimit tim, mёsuesja e sotme, edhe titullin magjistёr! Ju, zotёrinj tё nderuar, e dini se magjistri ёshtё dijetar i madh e ka aftёsi tё bёjё edhe shkencё dhe ёshtё shumё i nderuar, prandaj edhe unё, i mahnitur nga titulli i madh i mёsuese sё ciklit tё ulёt tё fillores, qё kishte fituar atё titull, nuk munda ta refuzoj dёshirёn time tё shkoj e ta bёj njё intervistё me mёsuesen titullmadhe.
Mёsuesen e kёrkova disa ditё me radhё, po nuk e gjeta dot. Atё, si thoshin disa mёsuese tё tjera, po e zёvendёsonte njё “prinde”!
Pasi kёmbёngulja ime pёr ta takuar mr. mёsuesen ishte e madhe, nuk ngurrova tё shkoja nё shkollё pёr disa ditё me radhё, derisa e takova. Kishte ardhur. E pashё nё korridor. Po pinte me afsh njё cigare tё hollё e tё gjatё, nga ato tё shtrenjtat. Nuk iu afrova. Ishte ora e mёsimit dhe pёr kёtё as qё dashta t’i afrohem e t’ia humb kohёn e punёs. Prandaj, prita. Prita derisa pёrfundoi ora e mёsimit. Prita edhe mё shumё. Prita derisa mёsuesja e dashur, gjegjёsisht mr. mёsuesja, e cila mezi po mbante njё krah dhurata, pёrfundoi takimin me njerёzit qё kishin ardhur ta uronin pёrzemёrsisht, duke pёrqafuar pёr gradimin shkencor!
Pёrshёndetje, mёsuese! – i thashё dhe vazhdova – Jam Arben Kara-daku, gazetar i revistёs arsimore “Pedagogu”. Kemi dёgjuar pёr gradimin tuaj shkencor dhe kemi vendosur tё bёjmё me ju njё intervistё me karakter shkencor.
-Po, po. – tha mr. mёsuesja. – Kam magjistruar. Tani e kam titullin mr.
-Mirё, mёsuese, a mund tё na thoni se nё cilёn fushё tё shkencёs keni magjistruar? – e pyes unё.
– Aty, de, nё fakultet! – ma kthen mёsuesja me njё nervozё bukur tё dukshme.
-Mirё, po, nё cilёn temё, a mund tё na thuash, si quhej tema? – vazhdova unё me pyetjet e mia.
-Tema?! Oh, bre…tema…tema…ishte…Çka po tё duhet tema?! A nuk ka pyetje tjera, po bash me pyet pёr temёn?! – pyeti mёsuesja me nervozё tani edhe mё tё dukshme, por edhe me njё bindje se e kishte gjetur pёrgjigjen.
-Mirё – u pajtova unё dhe i bёra njё pyetje tjetёr: A u dasht tё investoje shumё pёr titullin, gjegjёsisht gradёn shkencore mr.?
-Shumё, shumё! Shumё mё ka kushtuar! – tha mr. mёsuesja.
-E keni ndёrmend tё vazhdoni t’i thelloni mё tej studimet – e pyes unё.
-Po, do t’i vazhdojё. – tha mr. mёsuesja.
-Mr. mёsuese – i drejtohem unё – ç’punё synon tё punosh nё tё ardhmen?
-Puna e mёsueses mё pёlqen shumё, sepse shumё njerёz duan t’i kenё fёmijёt nё klasёn time. Merre me mend, i nxjerrin fёmijёt nga shkolla dhe i ndalin nё shtёpi vetёm qё t’i sjellin vitin e ardhshёm nё klasёn time. Unё jam shumё elegante dhe…Po duhet tё jem pak ma nalt, jo veç mёsuese. Do tё konkurroj pёr drejtoreshё. Pse jo? E meritoj. Jam magjistreshё.
Meqё shumё pёrreth silleshin dhe prisnin me padurim t’i flisnin mr. mёsueses, unё u largova, ndonёse nuk kisha siguruar gjithё pёrmbajtjet e nevojshme pёr njё shkrim çfarё mё duhej.
Aty, nё tё dalё tё shkollёs, nga ata tre-katёr vetё, qё po bisedonin, dёgjova shumё qartё kur u tha: “A thua çka pati ky me atё msusken?”
As u ktheva t’i shikoja, bile.
Nga mendja assesi nuk po mё hiqet pyetja tronditёse: ç’u bё me kёta tituj?!
Nё kohёn tonё, si duket, ne duhet patjetёr tё kuptojmё se nuk qenka dija, po titulli. Se titulli, kёtu, vlen e kёrkohet edhe mё shumё se dija!
Sot, gjithkush t’i thyen hundёt me tituj!
/Nuhi Ismajli/