Drenica e ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në kuadër të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës. ‘Kuqezinjtë’ janë mposhtur bindshëm në udhëtim te Drita në Gjilan me rezultat 4-1.
I shqetësuar me këtë disfatë ka mbetur kryetrajneri i kësaj skuadre, Gani Sejdiu.
“Më brengos fakti që po tregohemi një ekip jo serioz në fushën e lojës. Të gjithë duhet tëe marrim pergjegjesinë, duke filluar nga une si trajner. Po dorëzohemi lehtë, pasi që tri ndeshjet e humbura, i kemi humbur në minutat e para të ndeshjes. Megjithëse kemi folur të jemi më të vemendshëm në pjesën e parë, ne jemi shfaqur në menyrë jo profesionale. Pa marrë parasysh që kemi patur të bejmë me tre kundershtarë mjaft të fortë në këto xhirot e para, jemi për çdo kritikë”, deklaroi Sejdiu.
Më pas Sejdiu deklaroi se pritet të ketë reagime edhe nga ana e stafit teknik, por edhe nga na e drejtuesve të klubit.
“Pritet të ketë reagim edhe nga ana ime edhe nga ana e drejtuesve te klubit. Fajtorët kryesorë janë gjithmonë trajnerët. Çdo gjë ka kufi dhe ka ardhur momenti i fundit që gjërat duhet ndryshuar, sepse situata është shqeësuese”, Gani Sejdiu.
Drenica mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 28 pikë, por me një fitore eventuale të Flamurtarit do të futej në zonën që dërgon largim nga liga.