Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të javës Kundër Korrupsionit 2017, do të mbajë konferencë me temë: “angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Konferenca do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit koordinator kombëtar kundër krimit të organizuar, z. Abduselami Shkodra, ndërsa në konferencë do të flasë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradianj. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.
Konferenca do të mbahet nesër më 9 dhjetor 2017, duke filluar në ora 11:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, salla P37. Kjo konferencë mbahet në kuadër të: “Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që mbahet më 9 dhjetor”