DYLON

Oda Amerikane thërret për përpjekje gjithëpërfshirëse për çrrënjosjen e korrupsionit

Oda Amerikane thërret për përpjekje gjithëpërfshirëse për çrrënjosjen e korrupsionit
Avatar photo Redaksia

Lufta kundër korrupsionit duhet të zërë një vend të rëndësishëm në agjendën e punës së Qeverisë së Kosovës dhe nuk duhet të mbesë në hije të çështjeve të tjera të natyrës politike.

Fuqizimi i përpjekjeve për luftimin e korrupsionit do të ishte dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të institucioneve të vendit për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes edhe në terma praktikë, dhe një mundësi për përmirësimin e imazhit të vendit para investitorëve seriozë të huaj. Kjo duke pasur parasysh perceptimin për prani të lartë të korrupsionit, i cili reflektohet në raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare dhe vendore. Një gjyqësor efikas, i pavarur por llogaridhënës është jetik në çrrënjosjen e korrupsionit dhe shmangien e rrezikut të investimeve, e rrjedhimisht do të dërgonte një sinjal tejet të rëndësishëm tek investitorët e huaj potencial.

Oda Amerikane kërkon transparencë më të madhe edhe në aktivitetet e prokurimit publik, si dhe zbatim të efektshëm të të gjithë mekanizmave të tjerë ligjorë për raportimin e korrupsionit, që do të ndikonte në rritjen e besimit të bizneseve dhe qytetarëve lidhur me raportimin e korrupsionit. Përveq obligimit për të raportuar korrupsionin, bizneset në anën tjetër, duhet që në aktet e tyre të brendshme qeverisëse të përjashtojnë korrupsionin si mënyrë për të bërë biznes.

EkoHigjiena

Një mjedis pa korrupsion do të ofronte mundësitë që bizneset e vogla dhe të mesme të gëzojnë në mënyrë të barabartë prospektet e rritjes. Një mjedis i tillë është veprimi më i mirë i mundshëm që institucionet mund të ndërmarrin për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, vende të reja të punës, liri të lëvizjes dhe siguri më të madhe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.