Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot, e diel, në vendin tonë parashikohet të jetë mot kryesisht i vranët. Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull, si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.
Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore.
Sipas Institutit në fjalë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s