Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme vendi ynë do t’i nënshtrohet masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.