Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK),në vendin tonë, moti gjatë ditës së sotme parashihet të jetë pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm.
Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s.