Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /2LONLINE/