Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se të shtunën pritet të ketë luhatje në parametrat meteorologjik duke krijuar mundësi për riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/