Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele do të jenë më aktive dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s.