Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.
Sot dhe nesër do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/