Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre pesë ditëve te ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.
Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat nga pasditje e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.
Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.