Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.
Fundjava parashihet të ketë kushte të tjera meteorologjike, e përcjellë me reshje shiu dhe bore.