DYLON

Lajçi: Debatet nuk e dëmtojnë Vetëvendosjen

Lajçi: Debatet nuk e dëmtojnë Vetëvendosjen
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, nuk e sheh shumë serioze fyerjen që deputetja Aida Dërguti ia ka bërë ish-liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurti. Ai ka thënë se debatet nuk e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka pohuar se debatet e relaksojnë këtë lëvizje dhe e bëjnë më të fortë. Ai ka thënë se nuk sheh diçka serioze që përmes këtij debati të ketë përçarje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj lëvizje, Ali Lajçi, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se versioni aktual i demarkacionit duhet të rrëzohet në Kuvend dhe të fillojë rinegocimi për marrëveshjen e re me Malin e Zi.

EkoHigjiena

“Me rrëzimin e këtij versioni të demarkacionit në Kuvend, më as faktori ndërkombëtar nuk do ta përkrahë këtë variant”, ka thënë Lajçi.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.