Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3-8 gradë celsius në nivel vendi.
Nëpër territore të vogla vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta, dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s.