Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashikohet që moti për këtë javë të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 20-23 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 5m/s.