SIpas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë kësaj jave vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, të martën do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal. Reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës.
Nga e mërkura sërish parashihet të ketë ngritje të temperaturave mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.