Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës sot do të kemi mot të vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta.
Temperaturat minimale, 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s. /2LONLINE/