Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në vendin tonë, bënë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në njoftimin e këtij Instituti thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s.