Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.
Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. /2LONLINE.com/