Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.
Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 09:00-17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /2LONLINE.com/