Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), mot kryesisht pranveror do të mbajë përgjatë dy ditëve të ardhshme.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.
Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /2LONLINE.com/