Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.
Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /2LONLINE.com/