Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot në vendin tonë do të mbajë mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell.
Vlerat e temperaturave maksimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 18 gradë Celsius.
“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /2LONLINE/