Përgjatë dy ditëve në vijim pritet të jetë mot i ftohtë, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të rrezeve të diellit.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celcius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /2LONLINE/