Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe se sot në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull. Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.