Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm dhe stabil atmosferik.
Sipas IHMK-së, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mbi 7m/s.