Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti, ka pranuar një informatë nga ankuesi, shtetas i Kosovës, i cili ka raportuar se pasi që kanë pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, po ashtu shtetas i Kosovës, rreth dëmtimit të një are të mbjellë me misër, fillimisht ishin fjalosur ashpër mes veti dhe pastaj i dyshuari kishte nxjerrë një revole dhe kishte gjuajtur një herë në ajër.
smet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes dhe gjatë intervistimit janë gjet dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari ka gjuajtur një herë në ajër.
“Policia e Kosovës nga i dyshuari ka konfiskuar një armën-revole ASTRA UNCETA cal 6,35mm, me një karikator me (5) pesë copë fishek. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti cilësohet si “Përdorim i armës” dhe i dyshuari me vendim të Prokurorit ndalet për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në Gjykatë.