Shkaku i mos avancimit të vendit tonë drejt eurointegrimeve, fajin duhet ndarë bashkë me perëndimorët të cilët gjatë rrugëtimit dhe shtetformimit tonë krijuan dualizma brenda nesh.
Shkruan: Arianit Sllamniku
Historiku i problemit
Fillet janë qysh në kohën e pretendimeve të ndërrimit të sistemit qeverisës nga ai socialist I Titos, në atë totalitar të Enver Hoxhës nga disa student të rinj që asokohe pretendonin të luftonin sistemin e Titos si sistemin e dëmshëm serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve nën Jugosllavi dhe në anën tjetër dëshironin të instalonin një sistem që u ndërtua nga vet serbët si Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviqi në tokën shqiptare në krye me Enver Hoxhën dhe në dëm të të gjithë shqiptarëve që e mësuam edhe nga protagonistët e kohës që rrëfeheshin nëpër programet e ndryshme dokumentare.
Pra për të qenë edhe më specifik, kemi një dyfytyrësi drejt rrëzimit të sistemit të ndërtuar nga Josip Broz Tito si një shtet social dhe I painkuadruar ushtarakisht as në NATO e as në Paktin e Varshavës, për të rindërtuar sistemin e shtetit shqiptar të qeverisur nga Enver Hoxha I cili ishte në krah me bolshevikët si Hrushqovi dhe komunistët si Mao ce Tuni kinez, bllok I cili me tërë qenien e tyre e luftonin perëndimin derisa sistemin monist-totalitar të Shqipërisë e kishin ndërtuar vet jugosllavët përmes dy emisarëve të deleguar komunist dhe protagonistëve kryesor si Milladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha që vunë themelet e sistemit që për shqiptarët njihet si gjenocidi brenda llojit.
Dhe pikërisht këta të rinj, ca studentë e disa nxënës të shkollave të mesme, të identifikuar nga shteti I atëhershëm jugosllav, disa prej të cilëve u arrestuan dhe sot njihen me nofkën “të burgosurit politik” e që në krye të të cilëve si udhërrëfyes e kanë Adem Demaçin I cili në vitet ’90 njihet me përkrahjen e formacionit ushtarak në Kosovë karshi atij të Ibrahim Rugovës të dalë nga vota e popullit, në krye me Rugovën I cili kishte udhëhequr institucionin paralel karshi atij serb për më se një dekadë.
Simpatia e fituar në të dy palët përmes dualizmit perëndimor
Janë vitet ’90 respektivisht viti 1998 koha kur u lajmëruan dy tabore ushtarësh për çlirimin e Kosovës dhe dy fonde financimi për financimin e luftës dhe shtetit të Kosovës, njërën në krye të ashtuquajturin përfaqësuesin politik z. Adem Demaçi bashkë me protagonistët e organizatave të LPK-së dhe LKÇK-së dhe tjetra në krye me z. Ibrahim Rugova me institucionet e themeluara dhe që buronin nga organizimi paralel I viteve të ’90.
Ishin pikërisht eliminimet e pas takimit të këtyre dy krahëve që njihet si “takimi I Osllos” i cili bëri që veçmas UÇK-ja fillimisht si një organizatë e parafrazuar terroriste nga SHBA-të, fill pas takimit të emisarit special Chis Hill dhe Richard Holbrook me të ashtuquajturit “përfaqësuesit politik të UÇKsë” që përshëndetjet I bënin ende me grusht në ballë, u njoh botërisht që është një organizim I cili mbron civilët dhe bënë rezistencë forcave serbe.
Derisa përfaqësuesve politik të krahut të Demaçit ju dha përkrahja, në anën tjetër krahut të Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës me shkurtesën FARK nën komandën e Ahmet Krasniqit të ekzekutuar në Tiranë ju zbeh shpesa për përkrahjen amerikano-evropiane me çka u kuptua se tanimë perëndimorët vetëm se formuan dy alternativa përmes të cilave do të qeverisnin në të ardhmen Kosovën.
Por si duket, edhe vet perëndimorët në atë kohë kishin hasur në një vendosmëri dhe këmbëngulësi më të madhe tek krahu i Demaçit për luftë me cilindo çmim se sa me akademikët e LDKsë që mendoj se këtë pikë kanë qenë më të moderuar.
Gjithsesi kjo ndarje pastaj e përcolli edhe luftën me polarizime dhe ndarje të njohura për publikun, por që ndarja e tillë Kosovën dhe institucionet e saja të pasluftës e përcollën me rezistencën e ithtarëve të Demaçit alias “të burgosurit politik” të cilët filluan të ndërtonin institucionet përmes qeverisë së përkohshme të pas qershorit të vitit 1999.
Fillet e ndërtimit të shtetit demokratik me enveristët në krye
Paslufta në Kosovë njihet më shumë si kohë e turbullt edhe pse qëllimi kryesor ishte largimi I aparatit qeverisës dhe ushtarak serb por prapë se prapë ishte kohë e turbullirave e veçmas të atyre se cili krah do të qeverisë vendin, ata ithtarët e ndryshimit të sistemit politik nga ai I Titos me atë të Enver Hoxhës alias “të burgosurit politik” apo ata që bënë rezistencën paqësore përmes sistemit paralel të ndërtuar nga Ibrahim Rugova e që njiheshin si demokratët e LDKsë.
Dilema nuk ishte e madhe sa ishte rezistenca e palëve që ju kishte rënë në barrë perëndimorëve nën administrimin e institucioneve të përkohshme të Kosovës të quajtur UNMIK.
Komoditeti I LDKsë në njërën anë e cila mori pushtetin në dorë nga qeveria përkohshme të UÇKsë e cila vetëm se I kishte vënë nëpër pikat kyçe personelin e saj dhe frikësimet, shantazhet e besa edhe intrigat brendapartiake në anën tjetër, bënë që “të burgosurit politik” përmes subjekteve politike të dala nga UÇKja të marrin timonin e pushtetin në dorë.
Sot përveç LDKsë e cila pas vdekjes së kryetarit të saj Ibrahim Rugova pësoi qarje në dysh e pastaj u degradua me humbje të njëpasnjëshme në zgjedhjet qendrore, nuk ka subjekte politike që në lidership nuk e kanë ndonjë anëtar të të “burgosurve politik” apo edhe të organizatave LPK apo LKÇK, që botërisht njihen që për idol e kanë jetën dhe veprën e Enver Hoxhës.
Gjenerata e cila nuk i ka luftuar vlerat perëndimore e bënë edhe shtetin me vlera perëndimore
Sot inercioni i interesave gjeopolitike po I ndikon edhe “rregullat e lojës” të integrimit, avancimit apo reformimit të institucioneve të një shteti të caktuar dhe as që bëhet fjalë të stagnimit të tij pasi që krejt këto shtete janë investime të huaja në të gjitha format.
Në këtë rast Kosova me problemet e lartë përmendura pritet të ketë ndryshime shumë të mëdha duke u nisur nga reformimi I subjekteve politike me kuadro të reja për të mundur të vjen në shprehje një qeveri me moral dhe integritet demokratik dhe të vlerave euro-perëndimore ashtu siç ndodhi me reformimin me kuadro të reja të ushtrisë së ardhshme të Kosovës e cila kaloi nga një ushtri guerile në formacion tranzicional nën logon TMK e tani FSK-ja dhe përfundimisht ushtrinë me profil të pastër të një ushtrie properëndimore, pa ushtarë, eprorë e aq më pak komandantë që përshëndeten më grusht në ballë.
Pra, para se të na avanconi dhe të na integroni, së pari na reformoni.