Reagim nga: Arta Haziri Nuhiu
Mos heshtni para akteve të egra të dhunës fizike, mos i falni këto veprime, duajeni vetën!
Edhe mësojini vajzat që të jenë të zonjat e vetës dhe mos të durojnë asnjë lloj torture qoftë ajo fizike apo psiqike!
Janë me mijëra raste që ndodhin dhe do të ndodhin përditë përderisa shteti i dhunon sistematikisht me mos funksionimin e tij për t’i mbrojtur familjet nga dhuna!
Kjo nënkupton që dhuna aty s’ka munguar asnjëherë, po kësaj radhe me fatalitet.
Kjo të lenë me kuptua që dhuna fizike është pjesë e shoqërisë, e kalohet pa therë në këmbë, për atë psiqike, mos të flas hiq.
Gratë përjetojnë dhunë psiqike alarmante, shpeshherë as nuk janë tv vetëdijshme për këtë gjë.
Më mirv të jetosh vetëm se ta qosh dëm jetën nën varësi të egërsirave që njohin vetëm dhunën,
Mos u frikësoni nga opinionet e rrethit të egër,
ky rreth që do të duhej ta raportonte dhunën kudo që e sheh dhe di, e jo të bëhet pjesë e krimit në gjykime të gërditshme ndaj gruas (shpeshherë dhe fatkeqësisht nga gratë vet) në përkrahje të dhunës ndaj grave!
Nëse niveli social-kulturor do të ishte i kënaqshëm nuk do ndodhte asgjë e tillë. /2LONLINE/