Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i është përgjigjur menjëherë kërkesës së homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar në Kosovë që të lejoj hyjnë e policisë serbe në Kosovës pas incidentit në shkollën “Sveti Sava”.
“Faleminderit Vuçiqit, por ne e kemi EULEX-in dhe KFOR-in dhe e ftoj Vuçiqin të mos brengoset. Nuk vjen në konsiderim që me asnjë kusht që asnjë mekanizëm tjetër, pos policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it të bëjë ndonjë veprim atje. Çdo ndërhyje nga ndonjë shtet fqinjë është shkelje e sovranitetit. Ne kemi kërkuar nga policia, KFOR dhe EULEX që të bëjnë maksimumin dhe atë do të menaxhojnë situatën”, ka qenë përgjigjja e Kuçit për ORAinfo.