Naser Morina, kandidat i Partisë së Drejtësisë (PD) për kryetar Komune në Gjilan, së bashku me kandidatët e këtij subjekti për asamble komunale kanë vazhduar me aktivitet ditore në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet komunale.
Këtë herë Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Handikos” ka qenë ndalesa e rradhës që ka vizituar Morina me bashkëpunëtorët e tij.
Aty u pritën nga Fatmir Shurdhani, drejtor në këtë shoqatë, i cili vuri në pah mungesat e mjeteve financiare si pasojë e të cilave është mbyllur organizata e shurdhmemecëve.
Drejtori Shurdhani deklaroi se po mos të ishin ndihmat nga jashtë në pajisje siç janë karrocat, shtretërit dhe të tjerat do të ishte vështirë ekzistenca e kësaj organizate, e cila gjatë vitit kryen 1500 trajtime të këtyre personave, ndërsa vetëm vlera e këtyre trajtimeve kur të llogaritet pa shërbimet tjera është 15000 €, kurse komuna në vit kësaj organizate i ndan 9000 €.
Kur të merret parasysh sa banor ka Komuna e Gjilanit mund të thuhet se këto mjete janë të pa mjaftueshme.
Kandidati për kryetar komune nga radhët e PD, Naser Morina, këtyre organizatave ju premtoi se do të kenë një trajtim shumë më të mire në qeverisjen e Partisë së Drejtësisë.
Sponsorizuar nga PD