“Përforcimi i imazhit tê figurës politike”, ishte tema e diskutimit të organizuar nga OSBE-ja.
E pranishme ishte edhe Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit,
drejtoresha e departamentit të Demokratizimit të OSBE-së Pascale Roussy, nënkryetarja e Klinës Marqe Tanushi Selmanaj e zyrtare tjera komunale nga i gjithë vendi.
Nënkryetarja, tha se nuk është lehtë të jeshë pjesë e politikës, ka vështirësi, por nuk ka kthim prapa, por ecje përpara drejtë synimit dhe atë me nderë.
“Gjatë karrierës time kam hasur në shumë sfida”, tha Leonora Morina Bunjaku,
Ajo tregoi se nga viti 2008 është aktive në politikë. Ishte këshilltare komunale, pastaj zv. ministre e Kulturës, Rinisë e Sportit e tash është nënkryetare e Komunës së Gjilanit.
“Unë vazhdoi të kontribuoi në shtetëndërtim dhe në ndihmë të qytetarëve”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja shtoi se në Komunën e Gjilanit, pos saj, janë edhe 5 drejtoresha, e të cilat udhëheqin në mënyrë të suksesshme.
“Ne në Gjilan kemi vendosur edhe monumentin e Heroinave për kontributin e të gjitha grave të dhënë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, tha Morina Bunjaku.
Drejtoresha e departamentit të Demokratizimit të OSBE-së,
Pascale Roussy, tha se ky program është shumë i rëndësishëm për OSBE-në, për të promovuar e zhvilluar gratë në politikë.
Ajo shtoi se ky program është mê i rëndësishëm pasi ka të bêjë me komunat.
“Kjo po bêhet jo vetëm për lidhje, por edhe transfer të ideve”, tha Roussy.
Ajo tregoi se ka rezultate shumë të mira në aspektin e përforcimit tê imazhit të figurës politke.
“Është vit paraelektoral dhe duhet përgatitur gratë për nivel lokal e qendror”, tha drejtoresha e departamentit të Demokratizimit të OSBE-së. /2LONLINE/