Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” ka mbajtur koncertin festiv për fëmijë, për festat e fundvitit. “Fëmijët ishin të lumtur nga dhuratat dhe përformanca e shkëlqyer e nxënësve të “Mollëkuqes”, thanë drejtuesit e drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini e Sport.
“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shprehu gatishmërinë që në vitin 2020 të projektojmë edhe më shumë evente të këtij karakteri, garues në performacë muzikore, vallëzim, aktrim e në të gjitha fushat do të ndajmë fondin e mjaftueshëm që përfshirja e fëmijëve në projektet vjetore të mos mungoj”, ka thënë Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, pjesëmarrës ishin fëmijët nga OJQ “PEMA” dhe fëmijët e shkollave fillore të komunës së Gjilanit, gjithashtu në fund iu dhuruan nga një dhuratë të gjithë fëmijëve të pranishëm.
“Falënderojmë stafin e “Mollëkuqeve” që u angazhuan që ky koncert për fëmijët të bëhet edhe më festiv”, ka thënë Limani.