Ky vit ka filluar me shumë suksese për qendrën tonë artistike kulturore “Mollëkuqet” si në festivalet kombëtare po ashtu dhe në ato internacionale.
Nga: Arta Haziri Nuhiu
Rikujtojmë se në vitin 2017 kemi marrë pjesë për herë të parë në Bitola të Maqedonisë ku jemi shpërblyer me çmime, dhe morëm shumë ftesa. Në nëntor të vitit 2017 ishim pjesë e festivalit “Singer Stage” në Malta, festival ky që na ka sjell shumë suksese.
Vitin 2018 e filluam shumë mirë, ishim pjesë në festivalin “Lemari” të Bjellorusisë, qendra jonë shtetit tonë i ka sjellë gjithmonë çmime të mëdha.
Të dashur gjilanas, kjo nuk është e tëra, sukseset tona, më 17 Korrik Unë dhe nxënëset e mia: Elza Hajdini, Djellza Rexhepi Daorsa Sopa dhe Elona Jakupi, do të nisemi për në shtetin e Sllovenisë në festivalin “Bled Golden Microphone”.
Kemi pranuar këtë ftesë të jemi pjesë e kësaj gare shumë të madhe në të cilën do të garojnë shumë shtete të ndryshme të Europës.
Unë pranova të jem pjesë e jurisë së këtij festivali, ndërsa nxënëset e mija do të shprehin talentin e tyre. Po ashtu kemi pranuar ftesa të jemi pjesë edhe në shtete tjera si në Itali, Maqedoni dhe Bullgari.
Ky është vetëm fillimi, ne asnjëherë nuk do ndalemi. Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen. Premtojmë që nuk do t’iu zhgënjejmë. Përndryshe, shkuarja në këtë festival mundësohet me vetëfinancim.