Armiqtë e popullit shqiptar ishin, janë dhe do të mbetën ata të cilët mohojnë simbolet kombëtare, heronjtë kombëtar, që mohojnë gjuhën amtare (shkollat në gjuhën shqipe, që ishin shpirti i zgjimit kombit), dhe së fundi egzistencës fizike të këtij populli.
Sami ARIFI
Shikuar nga këndvështrimi shqiptar, qortimin më të hidhur natyrisht e meriton qeveria turke për qëndrimin e saj të marrë politik nga 1882 deri më 1912. Qeveria turke përndoqi dhe dënoi shqiptarët pa dallim feje, që guxuan të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e tyre.
Përveç pengimit me çdo mënyrë të çeljes së shkollave shqipe, qeveria turke, aty ku kishte pushtet të mjaftueshëm burgoste, madje edhe i rrihte publikisht, të gjithë ata të cilët shkruanin qoftë edhe një letër shqip. Cilido arsyetim i kthjellët do të gjente këtë mënyrë veprimi të çmendur, madje edhe në atë shkallë të çmendur, që mund të ilustrohet përmes disa shembujve.
Më 1866, në Kanin të Vlorës kontrollohen për disa libra shqipe shtëpitë e agallarëve të fshatit. Kur në shtëpinë e Abaz agë Hamzarajt dhe të disa agallarëve të tjerë u gjetën libra shqip të shtypura jashtë shtetit, fajtorët u dënuan në çelitë e kështjellës së Janinës dhe 17 nga këta krerë u dënuan me 20 vjet burg, ndërkohë që mbarë popullsia e Vlorës bridhte e armatosur dhe çdo vit ndodheshin 200 dri në 260 vrasje (në një popullsi shqiptare prej 50.000 banorësh) dhe asnjëri nga këta vrasës nuk sillej përpara gjyqit prej autoriteteve.
Në të njejtën kohë ata lejonin të gjithë popujt fqinjë, grekët, serbët, bullgarët, rumunët dhe italianët të hapnin shkolla në tokën shqiptare, të shtypnin gazeta në gjuhën e tyre, të bënin propagandë në të mirë të interesave të tyre dhe në dëmë të shqiptarëve.
Më 1896 në Stamboll arrestohet nga policia Hasan bej Vrioni dhe i biri Nyzhet bej, sepse në dhomën e tyre të hotelit u gjet një gazetë shqip-italisht, që dilte aso kohe në Napoli. Nëntë vjet burg në Sivas të Anadollit bënë babë e bir, burg që babai nuk i mbijetoi.
Në vitin 1900 policia kontrolloi shtëpinë e Mutat bej Toptanit në Tiranë dhe gjeti atje libra mësimi në shqip, vjersha dhe Historinë e Skënderbeut, të gjitha të shtypura në vitin 1881 me lejen e autoriteteve të kohës, nga komisioni shkencor “Dituria”. Murat beu me gjithë familjen u internua në Konia të Azisë së Vogël dhe u kthye në atdhe vetëm në vitin 1908.
Përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi, e posaçrisht për hapjen e shlollës shqipe, asnjëherë nuk u ndalën edhe me ndërrimin e pushtuesëve në trojet shqiptare, nga ata osman në sllavë. Pra, përpjekjet me shumicë për shkollën shqipe, ishin të nismave politike të deputetëve të Xhemjetit në parlamentin serb. Xhemjeti u formua më 18 dhjetor të vitit 1919 në Shkup, u quajt “Shoqata Islamike për Mbrojtje dhe Drejtësi”, shkurt Xhemjeti; turqisht cemiyet-shqip; bashkim.
Kjo u formua në pamundësi për t’u formuar ndonjë parti nacionale shqiptare. Deputetët e Xhemjetit në parlamentin serb kishin qëllim të mbronin pronat e shqiptarëve që vazhdimisht kalonizoheshin me serbë e malazez. Më 1921 deputetët shqiptarë u ankuan në Kuvendin e Serbisë për dhunën policore dhe arrestimet arbitrare, duke prezentuar se policia në rajonin e Prishtinës; “E trajton popullsinë e pafajshme shqiptare në një mënyrë që të kujton inkuizicionin e mesjetës”.
Në kongresin e tretë të vitit 1922, Xhemjeti kërkoi publikisht nga qeveria serbe që t’u lejonte refugjatëve që të këtheheshin në pronat e tyre të mëparshme. Pra, para zgjedhjeve të vitit 1923, lideri i radikalëve serb, Nikolla Pashiqi shkoi në Shkup për t’i bërë për vete politikanët e Xhemjetit.
Polikikanët e Xhemjetit i kërkuan Pashiqit hapjen e shkollave shqipe, kështu që në atë rast u bënë edhe premtime të përgjithëshme nga pala serbe; kur u numruan votat, u konstatua se radikalët mund të formojnin qeverinë vetëm me përkrahjen e Xhemjetit dhe të Partisë së Gjermanëve Etnikë; këtë përkrahje ata e siguruan, premtimet e dhëna nga Nikolla Pashiqi për të drejtat e shqiptarëve, që s’u përmbushën kurrë.
Në fund të këtij viti në shtator, Xhemjeti dërgoi një kërkesë që të ndaloj programi i kolonizimit, por kjo kërkesë e tyre u injorua. Prandaj më 1924, deputetët e Xhemjetit votuan kundër buxhetit kur morën vesh se asnjë nga kërkesat e parashtruara prej tyre, mbi të gjitha për shkollat shqipe nuk ishin miratuar.
Ferat Draga, politikan më i squar i Xhemjetit, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të premtuara për popullin shqiptar, dëshironte t’i ndërpriste marrëdhëniet menjëherë me ta.
Një vit më parë ai ishte ankuar për terrorin serb në Kosovë, duke përfshirë edhe kërcënimin me vdekje kundër tij, prandaj ai vendosi që Xhymjetin ta bënte pjesë përbërse të aleancës në opozitë antibeogradase, meqë rast ai vizitoi Kongresin e Partisë Popullore Fshatare Kroate-e cila ishte forca më e madhe e politikës kundërcentraliste në vend, në tetor të vitit 1924. Mirpo, fatkeqësisht një pjesë e Xhemjetit refuzoi të bëj kualicion me Partinë Popullore Fshatare Kroate, kështu që Partia e Xhemjetit u përça.
Pashiqi për ta shkatërruar Partinë e Xhemjetit në këtë rajon në fund të vitit 1924, dërgoi njeriun e tij të besuar Punisha Raçiq ( i cili në vitin 1920 kishte qenë kandidat i përbashkët i Radikalëve dhe i Xhemjetit në Tetovë) në Kosovë që të takohej me zyrtar vendas serb si dhe për të përgatitur kushte paraprake për një fushat kërcënimi me qëllim shkatrrimin e Xhemjetit.
Dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithëshme, në janar të vitit 1925, Ferat Draga u arrestua me aktivist të tjerë të dalluar, duke përfshirë edhe gazetar të revistës turke “Hak”; në prag të zgjedhjeve ai u dënua me 20 vjet burgim. Pas një kohe atë e liruan dhe e ftuan në Beograd që të bënte një ujdi me Pashiqin, por që asgjë s’doli nga kjo marrëveshje, kështu që në vigjilje të reja, më 1927, ai u burgos sërish me 20 vjet burgim.
Pra, Partia e Xhemjetit u dobësua nga sulmet e tilla dhe pushoi s’egzistuari si forcë politike. U përndjekën edhe shumë intelektual shqiptarë, ndër këta intelektual u vra Nazim Gafurri në maj të vitit 1927, nga se kishte kritikuar metodat e kërcënimit që u zbatuan gjatë zgjedhjeve lokale nga zyrtarët serb.
Prandaj armiqtë e popullit shqiptar ishin, janë dhe mbetën edhe sot, të gjithë ata që mohojnë simkolet kombëtare, heronjtë kombëtar, mohojnë gjuhën amtare dhe së fundi egzistencën fizike të shqiptarëve.