Pikërisht në Ditën Botërore të Teatrove, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër 2022.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit ia ndau Muradije Muriqit dhe Mejreme Berishës.
Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të mirë iu dha “Qendrës Multimedia” me shfaqjen “The Handke Project”.
Çmimi Vjetor për Regjinë më të mirë iu dha regjisorit Fatos Berisha me shfaqjen “Pornography”.
Çmimi Vjetor për Aktoren/Aktorin më të mirë iu dha aktores llire Vinca me shfaqjen “Babai dhe babai”.
Çmimi Kombëtar për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu dha Teatrit të Qytetit të Gjilanit. (shfaqja “a.y.l.a.n.)
Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Luan Jaha, Agan Myftari, Drita Begolli, Kumrije Hoxha dhe Alban Beqiraj. /2LONLINE/