Iniciativa per formimin e grupit me personat që do të ndihmojnë në luftën e parandalimit të Coronavirusit në Kosovë, nisi ne rrjetin social Facebook e që quhet ‘Vullnetaret kundër coronavirusit në Kosovë’, e cila tani ka rreth 4000 anetarë.
Në kuadër të këtij grupi është formuar edhe një platformë për regjistrimin e vullnetarëve, pra profesionistët shëndetesorë që janë të pa punë dhe që kanë shprehur gatishmerinë për të kontribuar në situatën e krijuar.
Kjo data bazë është krijuar nga MSC. Leutrim Murati – Specialist i Shëndetit Publik në mënyrë vullnetare për të ndihmuar organet shtetërore si Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombetar i Shëndetit Publik në Kosovë.
Në këtë databazë janë regjistruar mbi 150 profesionistë shëndetësorë nga të gjitha fushat si: mjekë, infermierë, laborantë, fizioterapeut, farmaciste, specialistë të shëndetit publik.
Vetë Murati, na njofton për detaje të kësaj data baze, e cila tashmë është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Duke e ditur që situata sapo vjen e po rendohet me numrin zyrtrar te te infektuarve 19, nevoja për vullnetarë duket se do të jetë e pashmangshme. Shtrirja e vullnetareve është pothuajse nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe tashmë kjo databazë është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhim të mëtutjeshëm për arsye që këtë mund ta bëjë vetëm Ministria e Shëndetësisë, pra organizimin e vullnetarëve, shpërndarjen sipas nevojave të secilës Komunë e bën Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Murati.
Ndërsa, Kosova tashmë ka 19 të infektuar me pandeminë botërore, coronavirusi COVID-19.