Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, është pajisur me uniforma të reja. Ky furnizim me uniforma për personelin mjekësor të kësaj Qendre, është bërë nga buxheti i komunës, për çka, drejtoresha Vjollca Kadolli-Halili ka theksuar se ka qenë shumë i domosdoshëm.
Gjithashtu me uniforma janë pajisur edhe Njësia e Zjarrfikësve në Viti, ku 23 zjarrfikës të kësaj njësie janë pajisur me uniforma.
Komandanti i kësaj Njësie Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se investimi është bërë nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe një uniform ka vlerën rreth 1300 euro.
“Uniforma e zjarrfikësve e cila është kundër zjarrit, është e kompletuar dhe ka gjitha mjetet e nevojshme që I duhen një zjarrfikësi”, ka thënë Jakupi.