Pekini, po mobilizohet për të shpëtuar nga ky virus…Agjensia e lajmeve “Xinhuaai” lëshoi një foto të mjekëve të Wuhan, të rreshtuar të veshur me bluzat e bardha, maskë mbrojtëse dhe flamur të kuq me fjalën “Assault Squad” anti-virus.
Ndoshta nuk janë të gjithë heronj, por të guximshëm po! Kush do donte të hynte në një spital në Wuhan sot, aty ku në çdo cep të saj ekziston frika se mund të marrësh virusin që po “gllabëron” jetë njerëzish.
Mjekët, infermierët, stafi përgjegjës për analizat, pastruesit, kuzhinierët janë çdo ditë aty, duke punuar me orë shtesë, mes plagëve, krizës nervore dhe frikës se kur të shkojnë në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre.
Corriere della Sera sjell dëshmi nga repartet e qytetit me 11 milion banorë, qytetit i cili po behet “shesh me tokën” për shkak të koronavirusit. Disa përcjellin propagandën, të tjerët janë të stresuar, por frika mund të vihet re në secilin prej tyre.
Koronavirusi është treguar i pamëshirshëm. Një mjek në Wuhan vdiq nga pneumonia e repartit. Ai ishte Dr. Liang Wudong, 62-vjeç dhe ishte në rresht të parë të luftës kundër virusit.
Ende nuk është e qartë nëse ai ka qenë pjesë e ekipit të 15 mjekëve që u infektuan gjatë operimit të një pacienti…ai u nda nga jeta si një hero, në krye të detyrës.
Një tjetër mjekt është Jiang Jijun, 51 vjeç, i cili u specializua në sëmundjet. AI pësoi një atak në zemër rrugës për në spital. “Ishte i rraskapitur”, thanë kolegët e tij.