Pas reshjeve të fundit të gjitha rrugët në vend, e që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), janë të kalueshme për qarkullim rrugor. Kompanitë e kontraktuara nga MIT gjatë gjithë kohës janë në teren dhe po përkujdesën që rrugët e vendit të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim.
Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i këtij dikasteri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi të shoqëruar me video në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim të plotë në vijim:
“Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren.
Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!”, shkruan në statusin e postuar nga ministri Lekaj.
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/229950374551487/