Godet kampioni, prezanton gjashtë lojtarë të vlerësuar!

Godet kampioni, prezanton gjashtë lojtarë të vlerësuar!

Kampioni i Kosovës në futboll, Kf.Drita po qëndron për përgatitje në Antalya të Turqisë. Si edhe ishte paralajmëruar nga kampionët përforcimet e reja u prezantuan sonte.

Përbërja e re e bardhë e kaltërve pritet të jetë freskia e klubit për sezonin pranveror dhe ajo përbëhet prej dy sulmuesve, dy mbrojtësa, një qendër mbrojtës dhe një portier.

Në njoftimin zyrtarë të klubit tregohet detajisht për CV-të e tyre dhe karrierën e deritanishme dhe duket se prurjet e reja janë të dëshmuar edhe në kampionatet jashtë Kosovës.

Denis Haliti (mbrojtës i majtë), është rikthyer në shtëpi nga huazimi dhe është “ardhja” e parë e këtij afati kalimtar.

Ndërsa, Festim Krasniqi (sulmues krahu), është ardhja e dytë. Festimi për shumë vite ishte pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria, por së fundmi ishte pjesë e FC Besa nga Peja.

Me marrëveshje të dyanshme në mes të klubeve si dhe lojtarit, mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani -Laqi është bashkuar në formë huazimi nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Klajdi Burba pritet ta forcojë zonën ofanzive dhe të mbulojë sulmin në qendër të Dritës. Burba është në fazën provuese tek kampionët në fuqi dhe se gjatë përgaditjeve në Antalya do të sqarohet situata e tij. Burba ishtë pjesë e grupmoshave U-17 dhe U-19 e kombëtares shqiptare. Karrierën e ka filluar në Norvegji ku së fundmi ishte pjesë e ekipit Viking FK U-21.

Mario Kirev (Portier), është ardhja e pestë e këtij afati kalimtar. Mario është një portier me një karrier shumë të madhe ku kishte edhe kontratë profesionale me gjigandin Italian Juventus para disa vitesh. Ka luajtur edhe në kampionate si në atë Bullgar, Qipriot dhe Shqipëtar.

Sedat Berisha, qendër mbrojtës është ardhja e gjashtë dhe vjen nga kampionati shqipëtar ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Tiranës. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e shumë klubeve nga Maqedonia, Shqipëria, por ishte pjesë edhe e kampionatit turk, ku ka luajtur te ekipi i njohur turk, Bursaspor.

Në njoftim thuhet se markatoja nuk ka përfunduar dhe priten ardhje të reja. /Elife Sherifi/

KOMENTE