Rënia e numrit të të infektuarve me Covid-19 mirëpritet nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti.
Në takimin e rregullt të këtij komiteti, u tha se përkundër që trendi i infeksionit në nivel vendi ka rënë, institucionet komunale dhe mekanizmat relevantë do të vazhdojnë angazhimin e plotë për ta ndërprerë përhapjen e mëtutjeshme.
Kryetari Sokol Haliti tha se masat kundër pandemisë duhet të zbatohen me përpikmëri, duke mos lënë anash punët e përditshme.
Ai tha poashtu se do të koordinohen për fillimin e vitit të ri shkollor, që sipas tij, është sfidë në vete.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se edhe Policia e Kosovës do të jetë e angazhuar në mënyrë që ky proces të menaxhohet më lehtë.