DYLON

Institucionet komunale të shqetësuara me zvarritjen e punimeve në ndërtimin e shkollës në Pozheran

Institucionet komunale të shqetësuara me zvarritjen e punimeve në ndërtimin e shkollës në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Institucionet komunale të shqetësuara me zvarritjen e punimeve në ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe përfaqësuesi i Pozheranit Ilir Zuka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran, me që rast edhe kanë shprehur shqetësimin për zvarritjen e këtij projekti.

Me qenë se ishte paraparë që realizimi i projektit të përfundoj më parë, siq ishte planifikuar, megjithatë, punimet nuk janë duke u kryer dhe po neglizhohet puna”, ka theksuar kryetari Haliti.

EkoHigjiena

“Kërkoj nga investitori Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga Ministria e Administratës Publike, që të merren me më përgjegjësi për ndërtimin e shkollës sipas planit dinamik të paraparë. Në cilësinë e kryetarit të Komunës,në emër të Drejtorisë së Arsimit, në emër të shkollës dhe këshillit të fshatit dhe këshillit të prindërve, shprehim shqetësimin tonë për zvarritjen e këtij projekti dhe kërkojmë nga Ministritë kompetente dhe operatori ekonomik që e ka fituar projektin, që të zbatoj planin dinamikë për shkak se të gjithë jemi të brengosur, me që punimet kanë ngecur shumë dhe kjo është e patolerueshme”, u shpreh Haliti.

Përndryshe, bëhet e ditur se punë kryesi për disa javë nuk ka vazhduar me punimet aty dhe kjo ndikuar që të rritet shqetësimi për zvarritje të mëtejme të këtij projekti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.