“Mirënjohje nga këshilli i nxënësve të shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti” për Policinë e Kosovës për kontributin dhe ndihmën në mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e vetive deviante në këtë shkollë, që kanë dhanë pijetarët e PK-së”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Ai tha se Njësia për Komunitet e Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të aktivitetit të cilin në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë realizuar ligjërata kundër “Dukurive Negative në Shoqëri” siç janë : “Lëndët Narkotike-Drogat”.
“Këtë aktivitet e ka mbështetur me prezencën e tij edhe drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Gjilan, Nazim Gagica , drejtori i kësaj shkolle, Bekim Mustafa dhe stafi i mësimdhënësve dhe nxënësve nga kjo shkollë, të cilët e kanë përkrahë dhe lavdëruar pjesëmarrjen dhe ndihmën e Policisë së Kosovës.
“Në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm në edukimin e gjeneratave të reja ,nga kjo shkollë për kontributin e dhanë, rreshter Sadete Sadikut, i është ndarë mirënjohje”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, Policia e Kosovës, njësitet Policia në Komunitet do të jenë të përkushtuar me angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e dukurive negative nëpër shkolla. /2LONLINE.com/