Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar.
Ministri Mehaj, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sakar, për përkrahjen e përhershme që ka dhënë Turqia për Republikën e Kosovës. Përveç falënderimit për shtetin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë turke, ministri Mehaj i ndau ambasadorit turk, Sakar, mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së përmes arsimimit, stërvitjeve dhe donacioneve.
Ministri Mehaj dhe ambasadori Sakar u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në nivel ndërshtetëror dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së dy vendeve është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. /2LONLINE.com/