Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Kryetarin e Shoqatës Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu.
Gjatë këtij takimi kryetari i kësaj shoqate i ka dorëzuar kryetarit Haliti një mirënjohje për kontributin e Komunës së Vitisë në organizimin e aktiviteteve dhe avancimit të drejtave të verbërve.
Gjatë këtij takimi është folur edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të kësaj shoqate me komunën e Vitisë dhe atë në të mirën e këtij komiteti.
Me këtë rast Kryetari Haliti theksoi se Komuna e Vitisë edhe pse ka një buxhet të kufizuar vazhdimisht po bënë përpjekje të ju dal në ndihmë të gjithë kategorive të qytetarëve përfshirë këtu edhe komunitetin e të verbërve.
Ai falënderoi ata për këtë mirënjohje dhe u zotua se do të shikoj të gjitha mundësitë që të jetë sa më afër të gjithë qytetarëve që kanë nevojë. /2LONLINE.com/