DYLON

Kryetari i Vitisë nderohet me titullin “Ambasador i Paqes“ nga Komiteti Botëror për Paqe

Kryetari i Vitisë nderohet me titullin “Ambasador i Paqes“ nga Komiteti Botëror për Paqe
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot me titullin Ambasador i Paqes nga Komitetit Botëror i Paqes.

Certifikatën e këtij titulli të lëshuar nga Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Dr. Djuyoto Sunfam, ju është dorëzuar sot kryetarit Haliti nga përfaqësuesi i këtij komiteti Dr. Rabit Sadiku.

Sot kam nderin të ja dorëzoj kryetarit Haliti certifikatën me titullin Ambasador i Paqes. Me të vërtetë kryetari Haliti ka bërë një punë të mirë për qytetarët që duhet vlerësuar” u shpreh Dr. Sadiku.

EkoHigjiena

Ndërkaq Kryetari Haliti theksoj se këtë çmim ja dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

“ Ndihem i nderuar për këtë vlerësim që më është bërë nga Komiteti Botëror i Paqes. Atë ja dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar në të mirën e qytetarëve tanë. Titujt si ky na japin forcë që të vazhdojmë edhe në të ardhmen me punë të mira në interes të komuniteteve” u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe në ndarjen e këtij titulli ka marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore si dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.