Me 73 vota për, 22 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan projektligjin për buxhetin e vitit 2015. Buxheti i vitit 2015 do të jetë 1 miliard e 576 milionë euro.
Miratimi i këtij projektligji erdhi pas shumë orë diskutimesh e kritikash, për mënyrën e hartimit të këtij projektligji. Ky projekt-buxhet do të dalë në lexim të dytë në seancën e 29 dhjetorit.