/2L ONLINE/ – Izmi Zeka, historian, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ka përkujtuar sot Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990.
“Sot mbushen 26 vite kur ish deputetet e Republikës së Kosovës miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Kaçanikun e Idriz Seferit. Miratimi i Kushtetutës edhe një herë tregoi se shqiptarët e Kosovës janë të vendosur për shtetësinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Në kushte tepër të rënda ata bënë veprimin më të duhur historik duke ruajtur kontinuitetin e deklaratës së 2 korrikut për të vazhduar më tutje në realizimin e aspiratave historike të Shqiptareve deri tek lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. 7 shatori i vitit 1990 tani më i përket historisë më të re të Kosovës”, ka thënë Zeka. /2L ONLINE/